26 Prill 2024

FSSHK bëhët pjesë e organizatave ndërkombëtare

Prishtinë, 25 korrik - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) me kënaqësi dhe me mburrje të plotë informon opinionin kosovar, që pas nënshkrimit të Kontratës së parë kolektive pas miratimit të Ligjit të punës, FSSHK-ja tani edhe zyrtarisht është pjesë e organizatës ndërkombëtare në nivel evropian (European Public Service Union’s - EPSU) dhe atë ndërkombëtar (Public Service International - PSI).

Kryetari i FSSHK-së, Dr. Blerim Syla ka thënë se FSSHK-ja ka pranuar notën zyrtare, përmes të cilës vërtetohet statusi juridik i të anëtarës me të drejta të plota dhe të barabarta në këto dy organizma ndërkombëtar.

Këto dy organizata ndërkombëtare, që përfaqësojnë organizatat përfaqësuese të punëtorëve nga shërbimet publike, në gjirin e tyre mbledhin mbi 800 organizata sindikale me mbi se 20 milion anëtar.

Këto organizata janë anëtare të Këshillit Konsultativ pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP/ILO), si dhe me status të observatorit në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe institucioneve të tjera relevante në nivel ndërkombëtar.

“Ne konsiderojmë se kjo nuk është e arritur vetëm për subjektin tonë, mirëpo është edhe pjesë e promovimit të Republikës së Kosovës duke marr parasysh të gjitha iniciativat formale dhe joformale lobuese”, ka theksuar Syla.

“Mendojmë se statusin e ri të cilin e ka fituar FSSHK-ja, na ka bërë më të përgjegjshëm dhe më të obliguar që të punojmë më shumë për të mirën e punëtorëve shëndetësor dhe qytetarëve të Kosovës.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)