25 Prill 2024

Fondi Global ofron mundësinë e aplikimit për fonde shtesë

Prishtinë, 21 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të Fondit Global, të kryesuar nga Andreas Tamberg, menaxher portofolio i Fondit për Evropën Perëndimore dhe Azinë Qendrore.

Në këtë takim, ministri Bukoshi ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Global për asistencën që ky fond i ka dhënë Kosovës në zhvillimin e programeve nacionale për HIV/AIDS dhe TBC.

Po ashtu, ministri,  ka njoftuar zyrtarët e Fondit Global edhe për gjendjen në shëndetësinë kosovare, zhvillimet, sfidat dhe programet e tjera nga fusha e sëmundjeve të ngjitëse, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Andreas Tamberg e informoi ministrin Bukoshi për performancën shumë të mirë të dy projekteve të cilat aktualisht po implementohen, projekti për TBC dhe ai për HIV/AIDS, dhe njëherësh për projektin e tretë po ashtu për TBC, kontrata për të cilin pritet të nënshkruhet brenda muajit dhe të fillojë të implementohet në muajin tetor të këtij viti.

Po ashtu, Tamberg, e ka njoftuar ministrin edhe për mundësinë e aplikimit  të Kosovës për fonde shtesë në Fondin Global (në raundin e dhjetë që është shpallur një ditë më parë), [për të siguruar fonde shtesë në luftën kundër kësaj sëmundje ngjitëse.
 
Ministri Bukoshi ka thënë se MSH do të jetë e gatshme maksimalisht për bashkëpunim me Fondin Global, duke aplikuar më vëmendje sugjerimet që ky institucion bën për ngritjen dhe zhvillimin e programeve me interes për shëndetësinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)