16 Prill 2024

Fondi Global aprovon grante për Tuberkuloz dhe Sida për Kosovën

Prishtinë, 29 dhjetor - Granti për mbulimin e programit për HIV/AIDS  (faza e dytë e raundit të 7-të) do të jetë 2.930.116 euro, për periudhën 1 janar 2011- 30 shtator 2013, ndërsa granti për TB (faza e parë e raundit të 9-të), do të jetë 2. 420.929 euro dhe përfshin periudhën 1 janarit 2011- 31 dhjetor 2012.

Pas aplikimit në Fondin Global, në “Programin për luftë kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries”, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ka nënshkruar me këtë institucion Marrëveshjen e programit të granteve, duke siguruar fonde financiare nga Fondi Global për zbatimin e Programit parandalues dhe trajtimin e Tuberkulozit (TB) dhe Programit preventiv dhe luftën kundër HIV/AIDS-it.

Sipas Marrëveshjes së nënshkruar midis Fondit Global dhe Ministrisë së Shëndetësisë, granti i Fondit Global në periudhën kohore prej  1 janarit të vitit 2011 deri më 30 shtator 2013 për mbulimin e programin për HIV/AIDS (faza e dytë e raundit të 7-të), do të jetë 2.930.116 euro, ndërsa granti për TB (faza e parë e raundit të 9-të) do të jetë 2. 420.929 euro dhe përfshin periudhën prej 1 janarit 2011 deri më 31 dhjetor 2012.

Marrëveshja e nënshkruar definon afatet kohore dhe kushtet në të cilat Fondi Global do ta mbështes me fonde zbatimin e programeve preventive dhe luftimin e HIV/AIDS-it dhe TB-së në Kosovë dhe sigurimin e trajtimit sa më efikas të këtyre sëmundjeve, ashtu që të ndikojë në zvogëlimin e barrës së TB-së dhe HIV/AIDS-it në përputhje me Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)