25 Shtator 2022

Fondacioni Gates premton 10 miliard dollar për vaksina

SHBA, 4 shkurt - Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka premtuar 10 miliard dollarë për të bërë më të lehtë dispozicionin e vaksinave për fëmijët.

Bill Gates arriti të krijojë pasuritë më të mëdha që ka parë ndonjëherë bota në shpinë të teknologjisë nga kompania e tij Microsoft. Gates dha dorëheqje nga Microsoft që të fokusohet më shumë në fondacionin që ai dhe gruaja e tij e kanë themeluar me pasurinë e tyre personale.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates deri më tani ka dorëzuar me miliarda në fonde për të ndihmuar në përmirësimin e jetës dhe teknologjisë që përdoret për edukim anembanë botës. Në dhjetor të vitit 2009, fondacioni premtoi 3.4 milion dollarë për bibliotekat në SHBA për të ndihmuar përshpejtimin e përkrahjes dhe adoptimit të broadband në biblioteka.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates tani ka premtuar 10 miliard dollarë për të rritur numrin e vaksinave që janë në dispozicion për fëmijët në të gjithë botën. Sasia e madhe e fondeve do të ofrohet gjatë dhjetë viteve të ardhshme për të ndihmuar në zhvillimin dhe sjelljen e vaksinave të reja në vendet e varfra të botës. Fondet do të përdoren gjithashtu për të paguar edhe për hulumtime në vaksinat të reja.

Sipas fondacionit, rritja dispozicionit të vaksinave mund të ndihmojnë në shpëtimin e më shumë se 8 milion fëmijëve deri në vitin 2020, por ende ekzistojnë boshllëqe financimi. Pavarësisht nga sasia e madhe e parave të premtuar nga fondacioni, thirrja për më shumë investime private dhe të qeverisë në vaksina, vazhdimisht është e pranishme.

\"Ne duhet të bëjmë këtë dekadë, të vaksinave,\" tha Bill Gates. \"Vaksinat tashmë shpëtojnë dhe përmirësojnë jetën e milionave në vendet në zhvillim. Inovacionet do të bëjnë të mundur të shpëtohen më shumë fëmijë sesa kurrë më parë\".

\"Vaksinat janë një mrekulli - me vetëm disa doza, ato mund të parandalojnë sëmundje vdekjeprurëse për një jetë të tërë. Ne kemi bërë vaksinat prioritetin tonë numër një në Fondacionin Gates, sepse ne kemi parë të dorës së parë ndikimin e tyre të pabesueshme në jetën e fëmijëve”, tha Melinda Gates

10 miliard dollarët e premtuar në financimet e reja për vaksinat dhe hulumtimet e vaksinave , ishin shtesë ndaj 4.5 miliard dollarë që veçse ia ka përkushtuar çështjes fondacioni Gates.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)