19 Prill 2024

Fillon sondazhi për ngritjen e vetëdijes për shëndetin publik

Prishtinë, 13 gusht - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në kuadër të përpjekjeve të saj për të krijuar sa më shumë mbështetës të politikave të Shëndetësisë Publike, është duke u munduar të krijojë një mundësi për t’u dëgjuar zëri juaj sa u përket çështjeve të shëndetit, nëpërmjet të studimit lidhur me ngritjen e vetëdijes për shëndetin publik.

Ky hulumtim do të na ndihmojë të mësojmë  më shumë rreth shëndetit të qytetarëve tanë, dhe mënyrës  se si ata marrin informata të sakta për shëndetin.

Së shpejti, profesionistët do t’ju arrijnë dhe do t’ju lusin të plotësoni pyetësorët. Edhe pse e dimë se koha juaj është shumë e çmuar, ne duhet të dëgjojmë prej juve.

Ju apelojmë që të jeni në dispozicion  dhe ta ndihmoni Ministrinë e Shëndetësisë për të mbledhur këto informacione.

Realizimi i sondazhit fillon prej datës 16 gush dhe do të zgjasë dy javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)