10 Gusht 2022

Fillon rregullimi i oborreve të Qendrave Mjekësore Familjare

Prishtinë, 25 mars - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Drejtorinë e Parqeve kanë filluar rregullimin e oborreve, duke mbjellë kështu fidanë brenda hapësirave të jashtme të Qendrave Mjekësore Familjare  në komunën e Prishtinës. Prandaj, sot filloj rregullimi dhe mbjellja e fidanëve në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, Prishtinë.

Drejtoria e Shëndetësisë, përveç angazhimit për sigurimin e shërbimeve sa më cilësore, po angazhohet edhe për rregullimin e hapësirave të jashtme brenda QMF-ve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)