24 Prill 2024

Fillojë punimet Konferenca e Tretë e Pediatërve të Kosovës

Prishtinë, 10 qershor - Filluan  punimet e  Konferencës së   Trete e Pediatërve të Kosovës, ku pediatërit nga gjithë Kosova dhe vendet e ndryshme,  po diskutojnë për zhvillimet e fundit shkencore nga lëmi i pediatrisë.  

Hapjen e Konferencës e  bëri dr Ramush Bejiqi, Kryetar i Shoqatës së Pediatërve të Kosovës, i cili tha se Simpoziumet e tilla janë një mundësi  e mirë e përmbledhjes së punës në periudha të caktuara, por edhe mundësi e mirë e shkëmbimit të njohurive, të arriturave dhe prezantimit të rezultateve individuale dhe institucionale të  spitaleve dhe shteteve të rajonit.

“ Jemi munduar të organizojmë një Konferencë gjithëpërfshirëse, ku herën e parë kemi organizuar sesione nga kardiokirurgjia, kirurgjia, ORL dhe Ortopedia e Fëmijëve, me qëllim të rrumbullakimit dhe përqendrimit gjithëpërfshirëse të patologjive pediatrike” theksoi ai.

Sipas tij, në bashkëpunim me institucionet tjera që të përfshihet pediatri në të gjitha strukturat kur bëhet fjalë për fëmijë, e po ashtu , e po ashtu të punohet për përdorimin e protokolleve bashkëkohore të mjekimit të fëmijëve.

Dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, tha se Konferencat e tilla janë të një rëndësie të veçantë.

“Ministria e Shëndetësisë është në vlugun e reformave të thella, po punojmë për ta rikthyer besimin e  pacientëve në institucionet publike shëndetësore, por edhe për ta kthyer besimin e punëtorëve shëndetësorë në institucionet qeveritare dhe Ministrinë e Shëndetësisë”, theksoi Ministri Agani. 

Sipas tij, MSH ka përgatitur projektligjin për  Sigurime Shëndetësore dhe  projekt Ligjin për Sigurime Shëndetësore, të cilat së shpejti do të procedohen në Kuvendin e Kosovës, e të cilat do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e situatës në shëndetësi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa, tha se Konferencat e tilla  janë një mundësi e mirë për këmbim të përvojave të reja cilësore. “ Kosova  ka një popullatë të re dhe meriton kujdes të mirë shëndetësorë, fakti që jemi mbledhur këtu dëshmon se po mendohet për këtë kujdes”, theksoi z. Mustafa.

 Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv në QKUK, theksoi se  Kosova ka një popullatë të re dhe kujdesi shëndetësorë peditrik ka shënuar përparime “ Klinika e Pediatrisë, ka mbi 80 mijë ditë mjekimi të fëmijëve, i gjithë ky sukses dhe këto rezultate janë arritur me 30 pediatër dhe mbi 140 infermiere” theksoi dr. Emini.

Ai sqaroi se QKUK-ja,  në kuadër të investimeve kapitale ka investuat afër 600 mijë euro për renovim të tërësishëm të Klinikës së Pediatrisë, përderisa falë ndihmës së USAID dhe AIHA-së,  pritet t qw sw shpejti tw përfundohet  Reparti i  Emergjencës Pediatrike.

Po ashtu, në bashkëpunim dhe koordinim edhe me MSH-në, është në plan ndërtimi i objektit të Kirurgjisë Pediatrike, i cili do ndërtohet afër Klinikës së Pediatrisë.

Në emër të Ambasadës Amerikane, fjalë përshëndetëse mbajti zv. Ambasadori Amerikan Z. Majkëll Mërfi, i cili shprehu mbështetjen e Ambasadës Amerikane në këtë drejtim, por ceku edhe disa nga përvojat që kanë pasur më fëmijët.

Pas fjalimeve përshëndetëse, filluan prezantimet shkencore nga mjekë kosovarë dhe ekspertët ndërkombëtarë. Konferenca do të zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)