28 Mars 2024

Filloi Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit

Prishtinë, 01 shtator - Organizuar nga Zyra e UNICEF-i në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, ka filluar sot  “Java e të ushqyerit me qumësht gjiri në Kosovë për vitin 2010”.

Ky aktivitet ka nisur simbolikisht sot në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ku shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë,  Johanes Wedenig, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, dr Lulzim Çela si dhe Kampionia e Vullnetit të Mirë për Agjensionet e Kombeve të Bashkuara në realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit, Teuta Krasniqi dhe bashkëshorti i saj, Blerim Muharremi, kanë vizituar Repartin e Maternitetit në këtë spital, për të përcjellë mesazhin e promovimit të ushqyerit  me qumësht  të gjirit si një prej mënyrave më të mira dhe efikase për sigurimin e një shëndeti të mirë për fëmijët kosovarë.

Johanes Wedenig, tha se është përgjegjësi e të gjithëve që t’u ofrojnë nënave kushte që t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht të gjirit, ndërsa e vlerësoi si inkurajues faktin se në Kosovë janë 18 qendra mike të foshnjës, përmes të cilave ndihmohet shëndeti i tyre. Ai tha se UNICEF-i bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke përkrahur dhjetë hapat që mundësojnë përmirësimin e praktikave për të ushqyerit me qumësht të gjirit.

Dr. Lulzim Çela, tha se fillimi i shëndetshëm i jetës është nja nga objektivat e OBSH-së për Evropë, ndërsa në kuadër të Strategjisë shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë e ka radhitur si prioritet të nivelit të parë uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës, në këtë rrafsh edhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Ai tha se të ushqyerit me gji është një bazament i fortë për të pasur fëmijë të shëndoshë dhe se kjo është mënyrë më e mirë, më e lirë dhe më higjienikë për të siguruar një fillim të shëndetshëm për fëmijët.

Ndërsa, Teuta Krasniqi, duke evokuar përvojën e saj e freskët si nënë e re, tha se gji-dhënia është një nga gjërat më të mrekullueshme në këtë botë, ngase përmes kësaj forme, përveçse foshnja mbrohet nga shumë sëmundje, krijohet edhe një lidhje e veçantë midis nënës dhe foshnjës dhe ndër të tjera, ka theksuar ajo, edhe ajo nënë që për arsye të ndryshme ka ndërmend të braktis foshnjën, nëse vetëm një herë e mban në gji fëmijën e saj pas lindjes, këtë nuk do të mund ta bëjë kurrë.

Drejtori i Spitalit Rajonal në Ferizaj , Dr. Sylejman Metushi, ka folur për shërbimet që materniteti i këtij spitali ofron për nënat, duke e konsideruar gji-dhënien  po ashtu si një element të rëndësishëm në shëndetin e fëmijëve.

Në hapje të Javës të ushqyerit me qumësht të gjirit që do ta zgjasë prej 1-7 tetor 2010, mysafirët nga Prishtina vizituan edhe disa nënë të reja në maternitetin e SR të Ferizajt dhe u dhuruan lule atyre dhe libra edukativ për shëndetin e nënës dhe fëmijës, duke i inkurajuar ato që t’i ushqejnë me qumësht të gjirit fëmijët e lindur.

Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit sivjet shënohet me moton: “Vetëm 10 hapa-Mënyra miqësore për foshnjën”, ndërsa përmes saj, synohet promovimi i aktiviteteve që për qëllim kanë shpërndarjen e informatave dhe ngritjen e vetëdijes në mesin e punëtorëve shëndetësorë, nënave dhe nënave shtatzëna, si dhe tërë popullatës në Kosovë rreth rëndësisë së të ushqyerit me qumësht gjiri

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)