19 Prill 2024

EULEX konfirmon akt akuzen për rastin Medicus

Prishtinë, 4 mars - Gjykatësi i procedurës paraprake e nxori vendimin e mposhtëm lidhur me rastin e ashtuquajtur Medicus në te cilën konfirmoi akt akuzen për kater të dyshuar.

Konfirmohet aktakuza kundër: Lufti Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini dhe Ilir Rrecaj lidhur me akuzat për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të pozitës ose detyrës zyrtare.

Nga aktakuza hidhen poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar. Prokuroria tha se do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi për pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar.

Aktakuza i është kthyer pjesërisht prokurorit ashtu që ai t’i specifikojë disa hollësi faktike lidhur me dy të pandehur të tjerë, si dhe lidhur me një akuzë shtesë për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)