24 Prill 2024

Emërohet koordinatori i programit për Kontrollin e Kancerit

Prishtinë, 4 shkurt - Në mbështetje të rekomandimeve të Udhërrëfyesit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Programet Nacionale të Kontrollit të Kancerit” dhe perceptimit të nevojave në rritje për një program nacional të kontrollit të kancerit, Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Nemanja Vujoviq, nënshkroi sot vendimin për emërimin e Koordinatorit Shtetëror dhe Bordit për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit.

Koordinator shtetëror për kontrollin e kancerit është emëruar dr. Elvis Ahmeti, ndërsa Bordi për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit i ka 16 anëtar, përfshirë këtu ekspertë të fushave mjekësore, përfaqësues të institucioneve e organizatave shëndetësore dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Vendimi për emërimin e Koordinatorit Shtetëror dhe Bordit për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit, është marrë nga zëvendësministri i Shëndetësisë në bazë të dispozitave të nenit 97, pika 2 e Kushtetutës së dhe të dispozitave të nenit 1 paragrafi 1.3, pika ç e Rregullores nr. 2001/19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)