18 Gusht 2022

Edhe Klinika e Ortopedisë pritet të zvogëlojë referimet për trajtim jashtë vendit

Prishtinë, 20 korrik - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë një hap përpara në avancimin dhe zgjerimin e shërbimeve mjekësore në Klinikën e Ortopedisë, duke investuar në pajisje të reja, të cilat pritet të reflektojnë direkt në uljen e numrit të referimeve jashtë vendit.

Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne, që mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor.

ShSkUK, po ashtu, ka arritur të lidhë kontratat për furnizime me material shpenzues mjekësor për shërbimet ortopedike të Klinikës së Ortopedisë dhe Spitaleve të Përgjithshme, me çrast pritet të stabilizohet furnzimi për 3 vitet e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)