09 Gusht 2022

Duhanpirësit në rrezik më të lartë për t’u shtruar në spital dhe për të vdekur nga COVID-19

New York, 29 shtator - Sipas një studimi të ri britanik personat që pijnë duhan kanë mundësi më të madhe për t'u sëmurë rëndë nga COVID-19 dhe gjithashtu më shumë gjasa të vdesin nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët e grupit të kërkimeve gjenetike “UK Biobank” vëzhguan më shumë se 420,000 vullnetarë mes muajve janar e gusht 2020.

Ata i mbështetën kërkimet e tyre në të dhënat e regjistrave të kujdesit shëndetësor parësor, rezultatet e testeve për COVID-19, të dhënat për shtrime në spitale dhe çertifikatat e vdekjes, për të identifikuar lidhjen mes pirjes së duhanit dhe rasteve të prekjes rëndë nga sëmundja.

Sipas studimit, të botuar në revistën mjekësore “Thorax”, duhanpirësit kishin 80% më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe më shumë gjasa të vdisnin nga COVID-19.

Studiuesit përdorën një teknikë të quajtur “Rastësia Mendeliane” e cila përdor variantet gjenetike që përfaqësojnë një faktor të veçantë rreziku, që do ta bënte dikë më të prirur të pinte duhan.

Studimi thotë se një person i prirur gjenetikisht për pirjen e duhanit kishte një rrezik prej 45% për infeksion dhe 60% më të lartë për t’u shtruar në spital me COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)