19 Prill 2024

Duhani dhe alkoholi mund të shkaktojnë kancer

SHBA, 15 shtator - Kohët e fundit, gjatë një bisede në programin televiziv të Dejvid Letterman, aktori Michael Douglas tha se ishte diagnostikuar me  kancer në grykë dhe se kanceri ndodhej në fazën e katërt.

Kjo është faza më e avancuar e kancerit, kur tumori është zmadhuar dhe mund të përhapet. Douglas thotë se që në fillim të verës ai ishte vizituar herë pas here tek mjeku duke u ankuar për ngjirje zëri e dhimbje grykësh, por kanceri mbeti i pazbuluar për disa javë deri sa në gjuhë iu shfaq një tumor me madhësinë e një arre.

Aktori Douglas thotë se për sëmundjen fajëson stilin e tij të jetesës. Ai ka pirë cigare e alkohol dhe ky lloj kanceri shkaktohet pikërisht nga duhani dhe pijet alkoholike.

Thuajse çdo njeri e di se duhani shkakton kancer, por pak vetë e njohin rrezikun që paraqet alkoholi. Doktor Filip Bruks  i Institutit Kombëtar të Shëndetit thotë se alkoholi është klasifikuar si karcinogjen, Çdo substancë që është drejtpërdrejtë përgjegjëse për shkaktimin e kancerit quhet karcinogjen.

Studimet kanë treguar se 4 gota alkohol në ditë shtojnë rrezikun e prekjes nga kanceri në gojë, mëlçi dhe zorrën e trashë. Edhe pirja e moderuar që llogaritet të jetë 1 gotë në ditë, për gratë mund të shtojë rrezikun për prekjen nga kanceri në gji. Dhe rreziku është i njëjtë pavarësisht nëse personi pi birë, verë, vodka etj.

Mënyra apo mekanizmi se në çmënyrë alkoholi shkakton kancerin ende nuk njihet plotësisht. Teoria që mbizotëron sot në qarqet mjekësore është se pijet alkoholike përmbajnë ethanol, i cili kur hynë në organizëm shpërbëhet ose metabolizohet në acetaldehyde, substancë karcinogjene a kancerogjene. Ethanoli në pijet alkoholike shndërrohet edhe në estrogjen që mendohet se shton rrezikun për prekjen nga kanceri në gji.

Rreziku i kancerit nga alkoholi është vënë në dukje nga studimet e kryera mes pjestarëve të sektit fetar Mormon, - që nuk përdorin alkohol - rastet e kancerit të gojës dhe të gjirit mes tyre ishin shumë të pakta. Aktori i njohur Majkëll Douglas thotë se deri tani kanceri nuk është përhapur. Ai ka filluar trajtimin me kimoterapi dhe rrezatime. Mjekët i kanë thënë se prognozat janë të mira, gjë që edhe Douglas e beson.

Në një shkrim të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë thuhet se gratë në moshë mesatare priren të kenë më pak gjasa sesa burrat për t\'u prekur nga sëmundjet e zemrës. Por gjasat e grave rriten ndjeshëm pas moshës së mesme. Studimi i ri tregon se shenjat paralajmëruese mund të zbulohet me një analizë të thjeshtë gjaku.

Pas vëzhgimit të më shumë se 3.000 grave, mjekët vunë re rritje të larta të kolesterolit dhe të një yndyre në gjak,e quajtur apolipoprotein që përbën rrezik për bllokimin e artereve.

Gjithashtu u vunë re edhe faktorë të tjerë rreziku si rritja e sheqerit në gjak dhe  presioni i gjakut. Por shtimin e këtyre faktorëve, mjekët e lidhin përgjithësisht me plakjen sesa me  menopauzën.

Studimi rekomandon që gratë mund t\'i zvogëlojnë këto rreziqe duke e mbajtur peshën trupore nën kontroll, duke pasuruar dietën e tyre me fruta dhe perime, si dhe duke kryer ushtrime të fizike.

Çokollata; shkak apo pasojë e depresionit?

Është menduar se çokollata ka efekt misterioz dhe kjo mund të jetë e vërtetë, sepse shkencëtarët tani e lidhin çokollatën me depresionin, por nuk e dinë nëse ajo vepron si shkak apo pasojë.

Studimet kanë treguar se çokollata, veçanërisht e errët, mund të jetë e mirë për zemrën dhe për uljen e tensionit të gjakut. Por një raport i publikuar në Arkivat e Mjekësisë thote se ngrënia me shumicë e çokollatës mund të ketë lidhje me depresionin.

Shkencëtarët studiuan 931 burra dhe gra të cilët nuk merrnin ilaçe kundër depresionit. Duke përdorur një shkallë standarde depresioni për të vlerësuar gjendjen shpirtërore, shkencëtarët  zbuluan se personat, tek të cilët nuk u shfaqën shenja depresioni, hanin në muaj vetëm 5,4 çokollata (1racion çokollate, 30 miligram) Pacientët që treguan shenja depresioni kishin konsumuar mesatarisht  8,4 çokollata në muaj.

Ata që shfaqën shenja depresioni në shkallë të lartë kishin konsumuar rreth 12 çokollata në muaj. Autorët e studimit arritën në përfundimint se depresioni mund të  nxisë dëshirën për çokollatë sepse njerëzit mund të hanë çokollatë me shpresë se ajo mund të përmirësojë humorin a gjendjen e tyre shpirtërore. Por si në çdë gjë, edhe në çokollatë, ekspertët këshillojnë, përmbajtje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)