24 Tetor 2021

Doza përforcuese e vaksinës Johnson nxit përgjigje të fortë imunitare

New York, 22 shtator - Kompania Johnson & Johnson publikoi disa të dhëna që tregojnë se dhënia e një doze përforcuese të vaksinës së saj kundër koronavirusit siguron një përgjigje të fortë imunitare pas disa muajsh nga marrja e dozës së parë.

Në një deklaratë të martës, J&J tha se kishte kryer dy studime të hershme që përfshinin persona që kishin marrë vaksinën e saj. Gjetjet treguan se një dozë e dytë prodhonte një përgjigje të shtuar imunitare tek personat nga mosha 18 deri në 55 vjeç. Rezultatet e studimeve nuk janë rishikuar ende nga ekspertë të tjerë të fushës.

Kompania njoftoi se ndodhet në bisedime me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Agjencinë Evropiane të Barnave e të tjera agjenci në lidhje me përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës së saj.

Vaksina e J & J është miratuar për përdorim në SHBA, në të gjithë Evropën dhe sipas planeve të paktën 200 milionë doza të saj do të shpërndahen falë programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja që synon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Por kompania është po përballet me probleme në prodhim. Ndërkohë ajo u detyrua të hedhë me miliona doza me probleme të prodhuara në një fabrikë në Baltimorë.

Vaksina J&J është konsideruar kritike për t’i dhënë fund pandemisë nga zyrtarë të shumtë të shëndetësisë pasi ajo jepet me një doze të vetme. Droja e lidhur me variantin delta të koronavirusit që përhapet më lehtë ka shtyrë qeveri të ndryshme të marrin në konsideratë përdorimin e injeksioneve përforcuese për shumë vaksina të miratuara.

Javën e kaluar, ekspertët e FDA-së rekomanduan që personat mbi 65 vjeç të marrin një dozë të tretë të vaksinës së COVID-19s të prodhuar nga Pfizer-BioNTech ndërsa Britania më parë kishte autorizuar injeksione përforcuese për personat mbi 50 vjeç. Vende të tjera përfshirë Izraelin, Francën dhe Gjermaninë gjithashtu kanë nisur të ofrojnë doza të treta të vaksinave për disa grupe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të pasura të ndalojnë dhënien e dozave përforcuese deri të paktën në fund të vitit, duke thënë se vaksinat duhet të dërgohen menjëherë në Afrikë, ku më pak se 4% e popullsisë është imunizuar plotësisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)