09 Gusht 2022

Dhjetëra pacientë me koronavirus në Kosovë në gjendje të rëndë

Prishtinë, 6 shtator - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se tetëdhjetë e tre pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë.

Një ditë më herët, numri i pacientëve në gjendje të rëndë ishte 87.Në total, në spitalet e Kosovës janë 1,115 pacientë pozitivë me koronavirus.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 1,038 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Numrin më të madh të pacientëve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 431.

Të dielën, në Kosovë janë konfirmuar edhe 24 viktima nga koronavirusi dhe 890 raste të reja të të infektuarve.

Më 5 shtator, numri i qytetarëve të Kosovës të vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit ka qenë 307,467.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)