31 Korrik 2021

Deri sot janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19

Gjilan, 18 qershor - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon mirë, pa vonesa e pa tollovi.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21632 mostra, 6439 kanë rezultuar pozitivë, 6283 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 10 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 2 persona, dhe 25 mostra në pritje për  rezultat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)