26 Prill 2024

Dardan Stublla, emërohet Drejtor ekzekutiv i QKUK-së

Prishtinë, 29 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, ka aprovuar sot rekomandimin e Panelit intervistues për kandidatin fitues nga kandidatët që janë testuar për drejtor ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke emëruar z. Dardan Stublla, drejtor të kësaj qendre.

Në bazë të poentimit që ka bërë Paneli vlerësues, Dardan Stublla, ka fituar numrin më të madh të poenëve dhe është emëruar drejtor i QKUK-së.

Dardan Stublla, ka titullin master në Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.

Ai ka qenë këshilltar i lartë i ish-Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, bashkëdrejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, shef i Kabinetit të ish -Ministrit Ali Sadriu, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)