23 Prill 2024

Bukoshi buxheti për shëndetsinë do të dyfishohet

Prishtinë, 14 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, duke iu përgjigjur interesimit të mediave rreth rrjedhave në sistemin shëndetësor të Kosovës, ka deklaruar sot në holin e Kuvendit të Kosovës, se buxheti për shëndetësinë për vitin 2011 do të jetë dyfishi i buxhetit që ka qenë për vitin 2010.

Buxheti i aprovuar i MSh-së për vitin 2010, ishte  rreth 75 milionë euro, kështu që dyfishimi  i tij nënkupton një buxhet prej rreth 150 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2011.

Ministri Bukoshi, ka theksuar në vazhdimësi se shëndetësia si sektor, është lënë anash në trajtimin e saj si prioritet, sidomos sa i përket buxhetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)