18 Prill 2024

Bien rastet e reja me koronavirus në Kosovë, sot konfirmohen 47 raste

Prishtinë, 10 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2183 testime për Covid-19, ku kanë rezultuar pozitiv 47 raste të reja.

''Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive'', thekson IKSHPK.

Gjithashtu bëhet e ditur se në këto 24 orë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, 2 persona të moshës 74 vjeç dhe 53 vjeç.  

Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)