07 Shkurt 2023

BE autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Bruksel, 26 nëntor - Rregullatori Evropian i Barnave autorizoi të enjten vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer për përdorim tek fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Vendimi i hap rrugën vaksinimit të milionave nxënësve të shkollave fillore në mesin e një vale të re infeksionesh që ka përfshirë gjithë kontinentin.

Kjo është hera e parë që Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën për përdorim tek fëmijët e vegjël.

Pas shqyrtimit të një studimi të kryer me vaksinën tek më shumë se 2,000 fëmijë, EMA vlerësoi se vaksina ishte rreth 90% efektive në parandalimin e COVID-19 simptomatik tek fëmijët e vegjël. Zyrtarët thanë se efektet anësore më të zakonshme ishin dhimbje në vendin e injektimit të vaksinës, dhimbje koke e muskujsh, si dhe të dridhura. Agjencia tha se doza e dytë e vaksinës duhet t'u jepet fëmijëve tre javë pas dozës së parë.

Ndërkohë Austria, një vend që po përballet me një numër të lartë infeksionesh ka nisur tashmë vaksinimin e fëmijëve të kësaj grupmoshe pa pritur miratimin nga autoritetet evropiane.

Evropa është aktualisht epiqendra e pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se kontinenti mund të shënojë 2 milionë vdekje deri në pranverë, nëse nuk merren masa urgjente.

Drita jeshile e dhënë nga EMA për vaksinën e Pfizer-it dhe kompanisë partnere të saj BioNTech duhet të marrë vulën përfundimtare nga dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, përpara se autoritetet shëndetësore në shtetet anëtare të nisin fushatën e imunizimit të fëmijëve.

Në fillim të kësaj jave, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se vaksimini i fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç është parashikuar të nisë më 20 dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)