18 Gusht 2022

Ballkanasit zgjedhin klinikat private para atyre shtetërore

Prishtinë, 5 korrik - Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë një nivel të ulët të besimit në sistemin e tyre shëndetësor, thuhet në hulumtimin e publikuar në revistën ndërkombëtare “Health Expectations”, që është realizuar nga profesorë të Ballkanit Perëndimor.

Bazuar në të dhënat e këtij hulumtimi mjekët që punojnë në institucionet shëndetësore private gëzojnë besueshmëri më të lartë, kundrejtë kolegëve të tyre që punojnë në institucionet shëndetësore publike.

Në rast se ata ose anëtarët e familjes së tyre duhet të vizitojnë një institucion shëndetësor, statistikat e këtij hulumtim flasin se gjysma e pjesëmarrësve në këtë studim do të zgjidhnin institucionet shëndetësore private në vend të atyre publike.  

Përvojë më negative me sistemin shëndetësor gjatë kohës së realizimit të këtij hulumtimi kanë pasur qytetarët e Bosnje e Hercegovinës.

Rreth 68 për qind prej tyre janë deklaruar se gjatë 12 muajve të kaluar një herë së paku ata ose të afërmit e tyre janë ballafaquar me përvojë negative gjatë pranimit të trajtimit mjekësore.

Përvojë më pak negative në përballjen e tyre me institucinet shendetësore kanë pasur qytetarët e Kosovës, (49,8 për qind).

Pas BeH në këtë kategori rendit Serbia, vijon Shqipëria, pastaj vjen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kur vie të përzgjedhje institucioni publik i shëndetit apo klinikë private qytetarët e Shqipërisë, kryesisht e zgjedhin këtë të fundit.

Mbi 60 për qind e tyre janë shprehur se i preferojnë institucinet private të shëndetit.

Ndërkohë, një situatë po thuajse krejtësisht ndryshe mbizotron në Serbi, ku 57 prej të anketuarve janë deklaruar se i preferojnë institucionet publike të shëndetit.

Në grupin e shteteve ku qytetarët më tepër i preferojnë institucionet publike të shëndetit hynë edhe Mali i Zi dhe Kosova.

Përderisa Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, renditen në grupë me Shqipërinë, ku klinikat private janë para atyre shtetërore.

Në këtë studim, po ashtu është konstatuar se, në mesin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, ata që jetojn në Serbi kanë besimin më të ulët në sistemin e kujdesit shëndetësor në përgjithësi dhe te mjekët që punojnë në institucionet shëndetësore publike.

Ndërkohë, qytetarët në Shqipëri kanë besimin më të ulët tek institucionet shëndetësore private dhe tek mjekët që punojnë në sektorin privat.
 
Sistemit shëndetësore dhe mjekëve në Ballkanin Perëndimor, me tepër ju besojnë gratë.

Ndonëse, dallim mes tyre dhe meshkujve nuk është i theksuar, pjesëmarrësit femra në këtë anketë kishin pikë më të larta krahasuar me meshkujtë në pyetjen lidhur me besueshmërinë në klinikat private.

Sipas këtyre të dhënave gratë në Shqipëri, ju besojnë klinikave private, përderisa në BeH, gratë më tepër kanë besim te mjekët që punojnë në mjekësinë publike.

Ndryshe, ky studim është realizuar gjatë periudhës 25 korrik deri më 30 tetor të vitit 2021, ku kanë marrë pjesë 3789 anketues nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)