24 Prill 2024

Apeli i QKUK-së: më pak vizita familjare

Prishtinë, 14 korrik -  Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) apelon tek gjithë familjarët e  pacientëve të zvogëlojnë në maksimum  praninë  e tyre në  klinikat  dhe hapësirat e QKUK-së. 
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë së prania e madhe e palëve  krijon vështirësi gjatë kryerjes së punës së stafit mjekësor dhe  shton  rrezikun e përhapjes së infeksioneve brenda spitalore.

"Zvogëlimi i pranisë së  palëve në hapësirat spitalore do të  ndikonte dukshëm në ngritjen e higjienës dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore", ka thënë ai.

Qytetarët sipas Fazliut duhet të kenë kujdes sidomos në disa reparte më specifike si Mjekimi Intensiv Qendror, sallat e operacionit dhe Qendrën Emergjente.

QKUK njofton gjithë qytetarët se edhe në Mjekimin Intensiv Qendror do të kenë mundësi të marrin informatat për  pacientët nga ora 13:00 deri në ora 14:00.  

 Orari i vizitave për repartet dhe klinikat e tjera do të mbetet i njëjtë nga ora 14:00 deri në ora 16:00.  

Punëtorët që përkujdesen për sigurimin e objekteve fizike në QKUK do të ndalojnë gjithë qytetarët të cilët nuk i përmbahen këtij orari, andaj apelojmë që t’i përmbaheni kësaj. 


"Ndalimi i vizitave të panevojshëm të familjarëve është në të mirë të shëndetit të pacientëve", ka theksuar Fazliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)