29 Mars 2024

AMC dhe CKC dhurojnë paisje mjekësore në vlerë rreth 11,000

Prishtinë, 29 dhjetor - Sot u bë dorëzim i donacionit të pajisjeve mjekësore në vlerë monetare rreth 11,000 euro. Paisjet mjekësore që u dhuruan janë dy bilirubinometra dhe dy monitora për fëmijë.

Këto pajisje u dhuruan si donacion në Klinikën e Neonatologjisë dhe Klinikën e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm "Prim. Dr. Daut Mustafa" në Prizren.

Ky donacion u mundësua falë përkrahjes së vazhdueshme nga Cycle Kosovo for Children, të cilët janë inicues të tureve të çiklizmit në mbështetje të AMC-së, për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Kosovë.

AMC dhe CKC falenderon të gjithë sponzorët që e mbështetën këtë iniciativë.

Falenderojmë sponzorët general: Trepharm dhe Kivo. Sponzorët tjerë që e mbështetën këtë iniciativë janë: Altec, BPB, EcoVent, Koslabor dhe sponzorin medial TV Dukagjini.


Gjithashtu, falenderojmë mbështetësit e kësaj iniciative si Eulex, Policia e Kosovës, Frutomania, Bike Friendly Cafe, Miqt pub, dhe Shtëpiaku.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në
Kosovë.

Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës.

 Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin  shëndetësor të cilat ofrojnë zgjidhje afatgjata.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)