24 Prill 2024

AMC dhe Ambasada e Japonisë dhurojnë pajisje mjekësore në QKUK

Prishtinë, 26 gusht - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Action for Mothers and Children të mbështetur nga Granti i Qeverisë Japoneze GGP, bënë dorëzimin e tre Mikroskopëve Optik të dedikuar për Institutin e Patologjisë në Prishtinë dhe laboratorët e Patologjisë në Spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit.

Po ashtu për klinikat e Neonatologjisë në Spitalin e Mitrovicës dhe atë të Gjakovës u dhurua nga një inkubatorë transportues për foshnjat e porsalindura.

Me ndihmën e këtyre mikroskopëve të rinj do të mundësohet zgjerimi i programit për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës në komunën e Gjilanit, qëllimi i së cilit është parandalimi i zhvillimit të kancerit në këtë zonë.

Gjithashtu, këta mikroskopë shërbejnë për të siguruar një cilësi më të mirë të imazheve, duke jap rezultate më të shpejta gjatë leximit të Pap testeve, gjë që mundëson skriningun e një numri më të madh të grave dhe përmirësimin e kualitetit të leximit të Pap testeve në këto komuna.

Inkubatorët transportues që do të dhurohen për Klinikat e Neonatologjisë në spitalin e Gjakovës dhe Mitrovicës janë të pajisur me sistemin e oksigjenit dhe ventilatorin neonatal dhe do të shërbejnë për trajtimin e foshnjave të lindura para kohe ose për foshnjat të cilat kanë nevojë për trajtime intensive në QKUK.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur për bashkëpunimin me Ambasadën e Japonisë në këtë projekt dhe jemi të bindur se këto pajisje mjekësore do ta rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore në këto institucione shëndetësore, dhe rrjedhimisht do të ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.” - u shpreh Vlorian Molliqaj, drejtori ekzekutiv i AMC-së.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni të këtyre pajisjeve mjekësore që kapin vlerën totale prej 53,570 €, morën pjesë Ogasawara Mitsunori, Ambasador i Japonisë në Kosovë, z. Valbon Krasniqi, Drejtor i SHSKUK-së, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe znj. Rina Limani, drejtore e Institutit të Patologjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)