18 Qershor 2021

Ali Sadria vazhdon fshesën

Prishtinë, 17 shtator - Ali Sadria, drejtor i Qendrës Klinike Universitare nuk ka përfillur vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për kthimin në punë të katër punonjësve (menaxherë në QKU). Ai vetë është kthyer me një vendim të Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Shëndetësisë, por për fat të keq të njëjtën ditë kanë pasur të kthehen në punë edhe katër punëtorët e tjerë, por që drejtori i rikthyer Sadria ua ka mohuar një të drejtë të tillë atyre

Kthimi i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare, Ali Sadria edhe pse në media u prezantua si një “kthim triumfal” i tij, faktikisht ai po ecën në një fushë me gjemba. Ishin vetëm disa punëtorë të rregullt të cilët e pritën me lule në dorë e që ishin gati t’ia shtronin edhe tepihun e kuq, siç u shfaq edhe para disa kamerave televizive.

Por, për pjesën më të madhe të punëtorëve ai mbetet njeri i padëshirueshëm. Ali Sadriu është kthyer me vendim të Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Shëndetësisë, por ky vendim dyshohet se është i ndikuar politikisht, derisa Ministria e Shëndetësisë dhe vetë ministri Bujar Bukoshi duket se ende nuk kanë lëshuar pe dhe nuk dëshiron të mbyllë sytë para shkeljeve të drejtorit Sadria.

Por, Ali Sadria mbetet i patundur në mosrespektimin e ligjit. Kështu derisa ai është kthyer me vendim të Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Shëndetësisë, ai nuk e respekton vendimet e një institucioni më të lartë shtetëror siç është Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës, kur janë në pyetje katër punëtorë të personelit të QKU-së, të cilët ishin larguar padrejtësisht nga ana e tij.

Kohë më parë, drejtori Ali Sadriu, ka shkarkuar 4 menaxherë të lartë në QKUK. Ai i ka dërguar fillimisht ata në Komisionin Disiplinor, i cili i ka shkarkuar ata, pasi në komision kanë qenë njerëz të Sadrisë. Të shkarkuarit kanë bërë ankesë në Komisionin e Ankesave, por ky komision i përbërë prapë me njerëz të caktuar nga Ali Sadria, ka kthyer përgjigje negative. Më pas të shkarkuarit janë ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës. Pas ankesës që ka kanë bërë këta të shkarkuar, Këshilli ka kryer një monitorim rreth respektimit të ligjshmërisë, duke u bazuar në Ligjin për Shërbyes Civil.

Pas inspektimi të bërë, më 3 mars 2010, Komisioni i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës (KPMK) ka miratuar një raport, i cili më pas i është dërguar Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Qendrës së Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Këtu janë përmbledhur pesëmbëdhjetë rekomandime, të cilat janë dërguar në adresë të QKUK-së dhe MSH-së, për t’u zbatuar.

KPMK-ja ka kërkuar që të anulohen rivlerësimet për nëpunësit civilë: Skender Shabani - shef i personelit, Islam Krasniqi - menaxher i shërbimeve teknike, Gazmend Rushiti - shef i prokurimit dhe Musa Vitija - shef i Auditmit të Brendshëm.

Po ashtu, KMPK ka kërkuar anulimin e Kontratës së punës nr. 3781 dhe Aktvendimi i datës 25 janar 2010 për emërimin e z. Adnan Bozalija, në postin e ndihmësdrejtorit për farmaci, pa konkurs.

Është kërkuar gjithashtu anulimi i kontratës së punës për avancimin e Arta Sejdiut nga kryeinfermiere teknike në bashkëpunëtore profesionale, pa konkurs.

KPMK-ja ka kërkuar që të anulohet vendimi për shfuqizimin e Komisionit për Ankesa i QKUK-së që është formuar më 13 janar 2010 dhe është kërkuar mbetja në fuqi e vendimit për Komisionin e Ankesave, të datës 4 shkurt të vitit 2009.

Gjithashtu ishte kërkuar anulimi i Kontratës për Shërbime të datës 25 dhjetor 2009 e lidhur ndërmjet drejtorit të QKUK-së, Ali Sadria dhe dr. Hysen Sherifi, sepse ky i fundit ishte pensionuar.

Drejtori e rinis punën me shkelje
 
Për të gjitha këto vërejtje, pra 15 vërejtje gjithsej, nuk i ka përfillur drejtori Sadria. Më pas ai është suspenduar nga Bukoshi. Pas suspendimit të tij, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka nxjerrë vendimin për t’i kthyer në punë të larguarit, vendim ky që është pranuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit në QKU, Sejdullah Hoxha. Por, për fat të keq, në ditën kur ata kanë pasur të fillojnë punën, është kthyer drejtori Ali Sadriu, i cili nuk i ka përfillur këto vendime.

Të larguarit janë të habitur se si ka mundësi që Komisioni Disiplinor i MSh e kthen Ali Sadriun, kurse edhe pse KPMK është organi më i lartë i shqyrtimit të ankesave të shërbyesve civilë, nuk merren parasysh vërejtjet e tyre.

Islam Krasniqi, njëri prej të atakuarve shprehet se largimi nga puna i katër nëpunësve civilë të QKUK-së, nga ana e drejtorit të QKUK-së, Ali Sadria, është një shkelje e ligjit dhe mospërfillje e vendimit të KMPK-së. Sipas tij, ky është një vendim i njëanshëm i Sadrisë.

“Arsyeja kryesore e largimit tonë nga puna është se z. Sadria me shpifjet e veta na ka larguar nga puna, me i lanë hapësirë vetes për manipulime të tjera të ndryshme. Ka pas shkelje ligjore, ky vendim është i njëanshëm. Ne kemi bërë ankesa në shkallën e parë dhe të dytë të QKUK-së dhe KPMK na ka kthyer në punë, mirëpo nga një vendim i njëanshëm i z. Sadriut jemi larguar nga puna, duke mos përfillur vendimin e Këshillit të Pavarur. Mendoj se faktori kryesor që e ktheu z. Sadria në postin e mëparshëm dhe shkelja e madhe e ligjit nga ana e tij”, u shpreh Islam Krasniqi, ish-menaxher i Shërbimeve Publike.

Në raste të tjera, drejtori Sadriu ka bërë degradimin e punëtorëve, siç është rasti me shefin e auditimit të brendshëm, Musa Vitija, të cilit i është ulur pozita në auditor të brendshëm. Vitia konsideron se kjo është një shkelje e rregullave të KPMK-së, nga ana e Ali Sadriut.

“Mua vetëm më ka degraduar, apo thënë më ka ulur në një post më poshtë. KPMK ka dhënë rekomandimet e veta për ne, mirëpo Ali Sadria nuk i ka përfillur vendimet e organit më të lartë të këshillit mbikëqyrës, gjë që bën një shkelje të rregullave të KPMK-së nga ana e z. Sadrisë”, u shpreh Musa Vitija.

/Info Pres/

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)