23 Prill 2024

Agani takoi ekspertë italian të sigurimeve shëndetësore

Prishtinë, 2 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot në takim Niccolo Persiani, udhëheqës i Ekipit të ekspertëve nga Italia , që janë duke punuar në reformën e sistemit të sigurimeve shëndetësore në Shqipëri, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga Tritan Shehu, shef i Komisionit për Shëndetësi dhe Punë dhe Mirëqenie Sociale të Parlamentit të Shqipërisë.  

Në takim u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit në lëmin e themelimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe reformës së sistemit shëndetësor në vend.

Gjatë bisedës u konstatuan shumë pikëpamje të përbashkëta dhe mundësi për bashkëpunimin që pritet se do të fillojnë së shpejti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)