19 Prill 2024

Agani priti mjekët amerikanë që implantuan pejsmekerët

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot ekipin e mjekëve amerikanë të organizatës “Për Zemra dhe Shpirtra “, të kryesuar nga Dr. Kirk Milhoan , që ditë më parë bashkë me Dr. David Bush dhe Dr. Ramush Bejiqin , në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me sukses të plotë bënë implantimin e pejsmekerëve te dy fëmijë kosovarë.

Ministri Agani ka falënderuar ekipin mjekësor amerikan për kontributin e tyre të dhënë në trajtimin e shumë pacientëve kosovarë, në veçanti të fëmijëve me probleme shëndetësore në zemër dhe ka shprehur mbështetjen që projektet e përbashkëta të vazhdojnë edhe në të ardhmen në fushat senzitive siç janë kardiologjia dhe kardiokirurgjia.

Shuma financiare e pejsmejkerëve të implantuar ditë më parë te dy fëmijët kosovarë ka qenë rreth 16 mijë dollarë dhe ka qenë donacion i organizatës amerikane “Për  Zemra dhe Shpirtra”, ndërkohë që rëndësia e bashkëpunimit u vlerësua të jetë e një vlere jashtëzakonisht të madhe për profesionistët shëndetësor nga Kosova, të cilat kanë mundur të përfitojnë eksperienca të reja duke qenë pjesë në asistime në ndërhyrjet e kryera.

Ekipi i mjekëve nga Amerika, ka ndihmuar gjatë njëmbëdhjetë vjetëve të fundit në operimin e 168 fëmijëve nga Kosova, të cilët kanë pasur probleme me zemër, ndërkohë që në takimin me Ministrin Agani, u shpreh zotimi i dyanshëm për vazhdimin e bashkëpunimit.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për shëndetin e fëmijëve kosovarë, Ministri Agani u ka ndarë certifikata falënderimi mjekëve amerikanë: Dr. Kirk Milhoan, Dr. David Bush dhe Dr. Kimberly Milhoan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)