28 Mars 2024

AAK kërkon një konferencë nacionale për shëndetësi

Prishtinë, 20 shtator - Aleanca për ardhmërinë e Kosovës (AAK) përcjellë me vëmendje zhvillimet në shëndetësinë e Kosovës dhe me keqardhje konstaton se parashikimet e saj për dështimin e politikave qeveritare në këtë fushë kanë dalë të vërteta. 

AAK, ka paralajmëruar me kohë se politikat shëndetësore të promovuar nga Ministria e Shëndetësisë janë të parealizueshme, nga fakti se nuk janë të bazuara në realitetin kosovar.

Ato nuk marrin parasysh gjendjen aktuale në shëndetësi, potencialet humane dhe materiale të shëndetësisë së Kosovës dhe, që është edhe më e keqja, nuk vendosin drejtimet e zhvillimit të saj në ardhmëri.

Ligjet e propozuara me shumë zhurmë nga Ministria e Shëndetësisë, Ligji për shëndetësi dhe Ligji për sigurime shëndetësore, vetëm sa i kanë blerë kohë Ministrit, që të ndihet komfor në postin që ushtron.

Këto ligje, dhe tregime për to, i kanë mundësuar atij, që duke premtuar “ndryshime të mëdha”  të sigurojë vetën nga kritikat për mungesën e “ndryshimeve të vogla”. Mbase edhe për të fshehur mungesën e fuqisë për të implementuar ndryshimet dhe mungesën e përkrahjes së qeverisë për ti bërë këto.

AAK përsëritë edhe njëherë se shëndetësia nuk guxon të jetë pengë e paaftësisë së një individi, një partie ose një qeverie për ta udhëhequr. Shëndetësia është problem nacional dhe si e tillë duhet të trajtohet. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një platformë nacionale për shëndetësi.

Një platformë që do të sigurojë që cilido ministër që vjen dhe cilësdo fuqie politike që i takon, do të shkojë përpara. Kosova nuk e ka luksin që secili ministër që vjen  ta çojë në rrugën nga e cila ministri i ardhshëm do ta kthejë prapa. Qytetarët janë lodhur nga të ecurit përpara dhe kthimi në pikën e nisjes.

Për këtë arsye AAK fton për një konferencë nacionale për shëndetësi e cila do të vendos bazat e një sistemi shëndetësor bashkëkohor që në qendër ka qytetarin dhe interesin e tij - jo qeverinë dhe interesat e qeveritarëve. AAK është e gatshme që kësaj Konference t’ia ofrojë platformën e saj për shëndetësi të quajtur “Strategjia e AAK për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës”.

AAK nuk kërkon fajtorin por zgjidhjen. Qasja që ka marr AAK për të zgjidhur problemet është mobilizuese dhe jo ndëshkuese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)