19 Prill 2024

Zgjohu dënon fushatën përndjekëse të EULEX-it

Prishtinë, 17 mars - Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër fushatën përndjekëse të EULEX kundër ish ushtarëve të UÇK në Kosovë dhe i konsideron si të papranueshme arrestimet dhe marrjet spektakolare në pyetje të çlirimtarëve.

“Edhepse dinjiteti i luftës së shqiptarëve është konfirmuar disa herë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte si dhe nga vet komuniteti ndërkombëtar, autoritetet e EULEX vazhdojnë të ndërmarrin hapa për t’a sfiduar këtë pastërti duke ndjekur pandershmërisht kushtëzimet dhe udhëzimet e Beogradit”, thuhet në reagimin e Zgjohu.

Në reagim më tej thuhet se: “fushata kundër Kosovës në këto çaste vendimtare për vendin nëpërmjet gjykimeve të Limajt dhe Haradinajt bashkë me ato që sakrifikuan më së tepërmi për bërjen e Kosovës shtet, raporti i Dick Marty, paralajmërimet për ndarje të vendit dhe sulme tjera ndaj shtetësisë së Kosovës kanë për qëllim përkuljen e popullit shqiptar të Kosovës para kushtëzimeve të imponuara nga ana e Beogradit dhe të realizuara nëpërmjet misionit selektiv të EULEX”.

Sipas kësaj organizate, Kosova dhe shqiptarët ishin viktimë e barabarësisë mesjetare serbe dhe çdo përpjekje për të barazuar viktimën më kryesin e gjenocidit në fund të shekullit XX është e dënueshme dhe e papranueshme.

“Sot, Kosova është shtet i njohur nga shumica dërmuese e demokracive perëndimore, të cilat duhet t’i lejojnë institucionet e vendit të marrin përgjegjësinë dhe të realizojnë sundimin e ligjit në përputhje me standardet ndërkombëtare. Injoranca institucionale e theksuar nga Ministri Bajrami, kur qeveritarët nuk e dijnë së çka po ndodh në territorin e tyre dhe me ato persona që u sollën lirinë dhe ju mundësuan kolltuqet, është skandaloze”, thuhet në reagimin e lëvizjes Zgjohu.

ZGJOHU! është jashtëzakonisht e shqetësuar nga mungesa e ndjeshmërisë politike të misionit të EULEX dhe injorimit që po i behët vendimeve të Gjykatave më të larta për luftën e UÇK në Kosovë duke vazhduar në këtë mënyrë paqëndrueshmërinë e institucioneve të Kosovës dhe duke dëmtuar rëndë procesin e shtetndërtimit që po vihet në shërbim të negociatave të papranueshme me fqiun verior të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)