20 Prill 2024

Zgjedhjet nuk mund të varen nga korporatat që shkruajnë çeqe, përderisa populli paguan faturën

Prishtinë, 14 dhjetor - Ligji për Financimin e Partive Politike, duhet të përcaktojë qartë burimet e financimit, shumat e lejueshme dhe duhet të ofrojë transparencë maksimale, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të diskutimit publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike.

Zgjedhjet, baza e demokracisë, varen nga një elektorat i mirinformuar, i cili zgjedhjen e bën mbi bazën e fakteve. Të njëjtat, nuk mund të varen nga korporatat, grupet lobuese apo interesat speciale, të cilat shkruajnë çeqe, përderisa populli paguan faturën, tha ai.

Kryeministri tha se Qeveria vërtet shpreson që në këto parime të kemi konsensus ndërpartiak, sepse është për të mirën e përgjithshme dhe nuk mund të lejojmë që rezultatet e zgjedhjeve, e më pastaj edhe qeverisja, të përcaktohen nga korporatat.

Transparenca e financimit duhet të konsiderohet qenësore tha Kryeministri Kurti, duke theksuar se demokracia e transparenca në institucione e shoqëri e pësojnë rëndë kur këto vlera mungojnë nëpër partitë politike, në fushatat zgjedhore apo edhe jashtë tyre.

Për këtë edhe jemi mbledhur sot këtu, ashtu që së bashku t’i japim drejtim të duhur projektligjit për financimin e partive politike e të konsiderojmë formën më të mirë për këtë, ashtu që dispozitat e hartuara të tregojnë që konsensusi politik në Republikën e Kosovës ndërtohet mbi vullnetin e përbashkët për transparencë, llogaridhënie e luftim të korrupsionit, tha ai.

Marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji dhe dështimin e hyrjes në fuqi të të njëjtit për vite me radhë në mungesë të konsensusit politik, Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës organizoi diskutimin me partitë politike dhe organizatat joqeveritare, ashtu që ky projektligj të miratohet në dritë të një procesi të mirëfilltë demokratik e të reflektojë në kontributin e përbashkët të të gjitha partive politike, në drejtim të hartimit e pastaj edhe të miratimit të këtij projektligji.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)