27 Korrik 2021

Zgjedhjet në Veri, sfidë përpilimi i listave të zgjedhësve

Mitrovicë, 11 mars - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të enjten në takim Fletcher Burton, zëvendësshef i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ZCN) në Kosovë, i cili shoqërohej edhe nga zëvendësshefi i zyrës së ZNC-së në Mitrovicë, Xhef Billi dhe këshilltari Mark Deverux, me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale në këtë komunë.

Kryetari Kastrati i ka njoftuar zyrtarët e ZNC-së për angazhimet tij që kanë të bëjnë më krijimin e një ambienti më të mirë për jetë për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim të përkatësisë së tyre etnike. “Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë për krijimin e kushteve më të mira për jetë për të gjithë, mirëpo qytetarët serbë që jetojnë në veri vazhdojnë të jenë të manipuluar nga Beogradi”.

Në këtë kontekst, ai theksoi se serbët e veriut i kanë të gjitha të drejtat sikur të gjithë qytetarët e Kosovës, mirëpo vazhdojnë të mos i shfrytëzojnë ato. “Ne kemi nevojë që bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar të punojmë dhe të angazhohemi që atyre t’u sqarohet se përfshirja në jetën institucionale të Republikës së Kosovës është në të mirë të tyre”. 

Kryetari Kastrati ka përmendur me këtë rast disa shembuj konkret të angazhimit të komunës në të mirë të qytetarëve të minoritet serb. Ai ka thënë se banorëve serbë të Frashërit, me të cilët  është takuar para disa ditësh ju ka premtuar përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre reale. “Ata kanë kërkuar organizimin e transportit çdo dy-tre ditë, ndërsa ne ju kemi ofruar transport prej veriut në jug përditë. Ata kanë kërkuar renovimin e varrezave të tyre në këtë fshat dhe ne i kemi mbështetur”.
 

Në këtë takim, kryetari Kastrati, ka shtruar edhe shqetësimet e banorëve shqiptarë të veriut, në lidhje me zgjedhjet lokale që pritet të organizohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës në veri të Mitrovicës. Ai është interesuar se a do të mund të votojnë ata që kanë qenë banorë të veriut, por që janë të zhvendosur, mandej se a do t’u lejohet serbëve që jetojnë në veri, por që janë të komunave të tjera që të votojnë etj. 

Në anën tjetër, zëvendësshef i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ZCN) në Kosovë, Fletcher Burton, shprehu respektin e lartë për qasjen konstruktive të kreut të komunës në lidhje me proceset aktuale politike. Ai ka vlerësuar se angazhimi për zgjidhjen e çështjeve praktike është rruga më e mirë për tejkalimin e problemeve.

Ndërsa për procesin e përgatitjes për zgjedhjet lokale në veri, zëvendësshefi i zyrës së ZNC-së në Mitrovicë, Xhef Billi, tha se sfidë mbetet  përpilimi i listave të zgjedhësve. Ndërsa për shqetësimet e ngritura nga kryetari Kastrati, ai sqaroi se edhe për këto zgjedhje do të vlejnë rregullat e njëjta të KQZ-së sikur në pjesët tjera të Kosovës.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:45)

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takoht me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor për të diiskutuar për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Nën përkujdesin e drejtpëdrejt të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënohet 231-të i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (Teqa Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Organizohet hapja solemne e Dekra Akademie në Gjilan e cila ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani. (Tek Rruga e Gjinollëve, nr.83, Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë  shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 15:00)