19 Prill 2024

Zgjedhjet në komunën e Parteshit mbahen më 20 qershor

Prishtinë, 25 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka marrë sot vendimin lidhur me shpalljen e zgjedhjeve lokale në komunën e Parteshit.

Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Nenin 4, pikat 1, 2 dhe 3 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, duke pasur parasysh Vendimin e Presidentit të Republikës së Kosovës të marrë më 16 qershor 2009 për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh konsultimet e zhvilluara me partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe me palët e tjera mbështetëse të procesit zgjedhor, Presidenti i Republikës së Kosovës mori vendim që zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e Parteshit në Republikën e Kosovës të mbahen më 20 qershor 2010.

Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë Vendim dhe ligjin në fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)