28 Mars 2024

Zëvendëskryeministrja Tahiri udhëtoi sot në Ottawa

Prishtinë, 5 korrik 2011 Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Edita Tahiri, udhëtoi sot për në Ottawa të Kanadasë, për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Grave 2011, organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) përmes programit për zhvillim, UNDP. 

Zëvendëskryeministrja Tahiri do të jetë pjesë e  panelit ndërkombëtarë që ka për qëllim simulimin e dialogut në iniciativat për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas konflikteve, si resurse në dispozicion për të promovuar barazinë gjinore dhe involvimin e gruas në vendimmarrje si potencial i mundshëm. 

Po ashtu, zëvendëskryeministrja Tahiri gjatë këtij qëndrimi në Kanada do të zhvilloje takime edhe në qeverinë kanadeze.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)