25 Prill 2024

Zëvendëskryeministri Manaj viziton Brukselin

Prishtinë, 13 shtator - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Manaj sot niset për një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel.

Gjatë qëndrimit në Bruksel zëvendëskryeministri Manaj do të ketë një drekë të përbashkët pune me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Zgjerimit të Komisionit Evropian, z. Piere Mirrel, Lawrence Meredith, shef i Njësisë për Kosovën në këtë departament, si dhe me Fernando Gentilini dhe Jonas Jonsson, nga sekretariati i Këshillit të Ministrave. 

Temë e diskutimeve do të jetë gjendja politike pas miratimit të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, roli i Kosovës si faktor stabiliteti në rajon, si dhe perspektiva e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Manaj do të marrë pjesë në një takim pune në Unionin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME Union), në të cilin do t’i shpjegojë politikat zhvillimore të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe do ta bëjë të qartë pozicionin e Kosovës në nismat rajonale ekonomike, si dhe sfidat me të cilat ajo përballet.

 Zëvendëskryeministri Manaj do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të Komisionit dhe të Parlamentit Evropian. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)