20 Prill 2024

Westervelle: Sovraniteti i Kosovës për ne është i padiskutueshëm

Prishtinë, 11 gusht - Kryeministri Hashim Thaçi pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle ka deklaruar se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë qenë domosdoshmëri për të siguruar sundimin e rendit dhe ligjit, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të planit Ahtisari.

Ai ka vlerësuar lartë punën e KFOR-it dhe gjeneralit Byhler, që ka krijuar ambient shumë të sigurt dhe ka mbajtur situatën në kontroll.

"Qeveria e Republikës së Kosovës  ka marrë vendime të munguara më herët për të krijuar një jetë të re edhe për qytetarët serbë në veri, që ishin peng e strukturave paralele", ka theksuar kryeministri Thaçi.

 "E falënderoj shumë ministrin Vestervelle edhe personalisht për mbështetjen edhe në këtë proces të konsolidimit të shtetit të Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe angazhimet për përkrahjen e perspektivës evropiane të Kosovës."

Thaçi ka theksuar se qeveria po po ndërton Kosovën e re, demokratike, shumetnike dhe të perspektivës evropiane ku zhvillimet e fundit sipas tij kanë qenë domosdoshmëri për të siguruar sundimin e rendit dhe ligjit, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të planit Ahtisari.

Ai ka pohuar se qeveria do te vazhdon bashkëpunimin me KFOR-in, duke respektuar  marrëveshjen e arritur me KFOR-it për heqjen e barrikadave ndërprerjen e kontrabandës dhe krijimin e kushteve normale. Edhe bashkëpunimi me EULEX-in është shumë i rëndësishëm, sepse suksesi i EULEX-it është edhe sukses i Kosovës.

"Ne kemi qenë shumë të përgjegjshëm në procesin e dialogut me Serbinë. Raportet fqinjësore do të respektohen nga ne do të vazhdojmë me procesin e dialogut në bazë të agjendës së caktuar nga BE, të ndërmjetuar nga SHBA dhe z. Cooper, një agjendë kjo e ndarë nga rregullimi i brendshëm, sepse kjo është çështje e jona, por raporti i marrëdhënieve të mira ka qenë është dhe do të mbetet përkushtimi ynë."

Natyrisht sipas tij perspektiva e Kosovës është perspektivë evropiane , ne do t’i kryejmë obligimet dhe përgjegjësitë tona për reformat demokratike në mënyrë që të fitojmë liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale dhe ato tregtare.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Gjermanisë, Guido Westerwelle në takimin me kryeministrin Thaçi ka theksuar se kjo është vizita e dytë e imja në Kosovë, gjë që tregon përkushtimin e Gjermanisë për Kosovën. Evropa sipas ti ka një interes  të përgjithshme për zhvillimet në rajon dhe Kosovë.

Gjermania është vend i cili që nga fillimi e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe ne do t’i mbesim besnik këtij qëllimi.

"Ne jemi për atë që të gjitha palët ta respektojnë marrëveshjen e arritur në mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it dhe të implementojnë atë", ka deklaruar Westervelle.

Koha e përleshjeve, e dhunës, e konflikteve, e mosmarrëveshjeve në baza sipas tij etnike nuk është kohë evropiane. Këto ngjarje sic ka thene ai nuk do të duhej të ndodhnin në Evropën e shekullit 21 dhe ne këtë e shohim si një çështje evropiane. Paqja e Evropës duhet të ruhet edhe këtu.

"Për ne është e rëndësishme edhe realizimi i marrëveshjes së arritur, por edhe procesi i dialogut i ndihmuar dhe ndërmjetësuar nga BE-ja mes dy vendeve. Ne jemi për atë që ky dialog të rifillojë sa më shpejtë që është e mundur."

Westervelle me tutje ka thëne së "Një është jashtëzakonisht e qartë se integriteti territorial i Kosovës për ne është i padiskutueshëm".

"Për ne karta e Ballkanit është përcaktuar përfundimisht dhe se nuk do të ketë në situatë që kufijtë të vihen në pikëpyetje. Ky është një qëndrim i qartë i Qeverisë së Republikës Gjermane", ka thënë ai me tutje.

Evropa sipas tij është ndërtuar me parim e kooperim në vend të konfrontimit. Ne duam që edhe ky rajon të ketë një perspektivë Evropiane. 

"Ne në vjeshtë do diskutojmë marrëdhëniet e Serbisë dhe të Kosovës me BE-në dhe për ne kjo është jashtëzakonisht ë rëndësishme."

"Më lejoni që të drejtohem edhe popullit të Kosovës. Kjo nuk është një çështje abstrakte për cilin ne po flasim sepse ka të bëjë edhe me interesin e Evropës dhe me mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Evropës."

Për këtë arsye sipas Westervelle duhet të ceket se këto janë të ndërlidhura me mundësitë ekonomike e që reflektohet edhe tek operimet në planin politik.

Ai me tutje ka nenvizuar se Gjermani është e interesuar për marrëdhënie të mira me Kosovën dhe Gjermania ka njohur pavarësinë e Kosovës ndër vendet e para. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)