19 Tetor 2021

Wesley Clark do të ftohet për vizitë në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt - Shoqata “Miqtë e Amerikës-Miqtë e Bill Klintonit” do t’i drejtojnë një ftesë gjeneralit Wesley Clark për të vizituar Kosovën, me ç’rast edhe do të publikohet një libër, në të cilin vend kyç do të zënë vendimet dhe deklaratat e gjeneralit amerikan gjatë kohës së luftës në Kosovë.


Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës-Miqtë e Bill Klintonit”, Agim Rexhepi, ka thënë të shtunën në një konferencë për media, se vizita e gjeneralit Clark pritet të bëhet më 24 mars, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave ushtarake serbe.


Ai gjithashtu bëri të ditur se që nga java e ardhshme do të fillojë grumbullimi i mjeteve për rregullimin e sheshit “Bill Klinton”.

 

Sipas Rexhepit, parashihet që për rregullimin e këtij projekti nevojiten rreth 30 mijë euro, mjete këto të cilat do të transferohen në Bankën Raiffeisen, përkatësisht në konton e shoqatës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)