28 Mars 2024

“Vetëvendosje” propozon Demaçin si President

Prishtinë, 4 prill - Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ka propozuar si kandidat për president të Kosovës, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Ky propozim ka dalë nga kjo parti pas situatës së krijuar në vend.

“Me qëllim që vendi të dalë sa më parë nga kriza institucionale e krijuar nga kryeneçësia e “fitueseve te zgjedhjeve” dhe indolenca e partive opozitare, u kërkua që në krye të shtetit të vjen një personalitet konsensual dhe i përshtatshëm për të gjithë, i cili do të përfaqësonte unitetin e popullit dhe do gëzonte përkrahjen e shumicës së deputetëve të Parlamentit të Kosovës” thuhet në deklaratën e “Vetëvendosjes”.

“Vetëvendosje” thekson se pret që ky propozim duhet të merret seriozisht dhe Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës ta përkrahin atë në mënyrë që ta nxjerrin vendin nga kjo krizë institucionale në të cilën ndodhet sot vendi.

Sipas “Vetëvendosjes” zgjedhja në këtë post e Demaçit do të kthente dinjitetin e nëpërkëmbur të institucioneve të Kosovës dhe do të faktorizonte korpusin politik shqiptarë. Po ashtu, sipas VV në Podujevë, zgjedhja e Adem Demaçit për president të vendit do ishte një njohje e kontributit të tij nga elita politike dhe intelektuale për bëmat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)