29 Mars 2024

Vetëvendosje: Marrëveshja e KFOR-it, defaktorizon Qeverinë

Prishtinë, 4 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj marrëveshjes së mbrëmshme ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve të Serbisë, duke vlerësuar se kjo paraqet “defaktorizim të Qeverisë së Kosovës” dhe theksohet se ajo nuk merret më parasysh.

Mëtutje, kjo lëvizje në një deklaratë për media, thekson se “çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se shteti i Kosovës, më nuk është palë negociuese në vendosjen e rendit dhe sigurisë në territorin e saj në veri”.

Sipas Vetëvendosjes, mungesën e veprimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, nuk e kompensojnë deklaratat e ashpra dhe pompoze të përfaqësuese të saj.

Duke e vlerësuar rolin e forcave të NATO-s në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje mendon se “KFOR-i nuk duhet të negociojë në emër të Kosovës”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)