03 Gusht 2021

Vetëvendosje: Koalicioni PDK- AKR, është kurorëzimi i hajnisë

Prishtinë, 25 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni, koalicionin qeverisës e ka quajtur martesa  e Pacollit me Thaçin e cila sipas Vetëvendosjes shpreh lumturi për këta të dy por për popullin e Kosovës kjo martesë e simbolizon kurorëzimin e hajnisë.

Thaçi e Pacolli sipas Vetëvendosjes janë çift ideal për të negociuar me Serbinë.
 
Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër negociatave me Serbinë dhe rrjedhimisht është edhe kundër koalicionit PDK-AKR  kur dihet që ky koalicion do t’i rifilloj këto negociata të cilat janë të padrejta dhe shumë të dëmshme për Kosovën.

“Këto negociata që po përgatiten tani, janë negociata që do të përpiqen ta përfundojnë procesin e ndarjes së brendshme të Kosovës, projekt ky i cili, natyrisht, filloi me planin e Ahtisaarit që ne e patëm kundërshtuar edhe atëherë ndërsa të dyja këto parti e patën votuar në Kuvendin e Kosovës.”

Arsye tjetër pse Vetëvendosje është kundër është se ky koalicion do ta vazhdoj procesin e privatizimit edhe të këtyre ndërmarrjeve publike që kanë mbetur. Pra, sipas kësaj lëvizje do t’i shesin ndërmarrjet tona shpejt dhe lirë, dhe pa hartuar kurrfarë plani zhvillimor.

“Ne angazhohemi që t’i ndalim negociatat me Serbinë dhe privatizimin e ndërmarrjeve publike, si dhe të gjitha projektet e dëmshme që tenton t´ia bëjë kjo qeveri popullit të Kosovës. Këtë do ta bëjmë edhe përmes institucioneve edhe përmes aksioneve të tilla simbolike e demonstratave gjithë-popullore.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)