25 Prill 2024

UNN i jep notë të lartë organizimit të provimit të Noterisë

Prishtinë, 12 korrik - Me rastin e përmbylljes se suksesshme të raundit të parë të provimit të Noterisë, Ministria e Drejtësisë ka marre një letër nga Unioni Ndërkombëtar i Noterisë (UNN), me ç’rast konfirmohet dhe certifikohet rregullshmëria, përkatësisht mbarëvajtja e kësaj faze, për çka ekspertet ndërkombëtar i japin notën me të lartë organizimit të provimit dhe riprovimit te Noterisë.

Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministria e Drejtësisë, publikisht shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj për Unionin Ndërkombëtar të Noterisë dhe Presidentin Jean Paul Decorps, andaj ka nderin që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në fazën vijuese të trajnimit të noterëve te rinj.

Ministria e Drejtësisë vlerëson së ky është një hap shume i rëndësishëm për shtetin e se drejtës dhe Noteria si institucion i ri në Republikën e Kosovës, do te fuqizojë edhe me tej standardet ndërkombëtare për drejtësi dhe ligj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)