22 Shtator 2021

UNDP lanson virtualisht edicionin e 20-të të Pulsit Publik

Prishtinë, 27 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansoj edicion e 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim virtual të të gjeturave kryesore. 

Gjetjet e anketës së opinionit të Pulsit Publik të majit 2021 tregojnë një rritje domethënëse të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, krahasuar me anketën e mëparshme të realizuar në dhjetor 2020. Ato gjithashtu tregojnë një ndryshim nga anketa e mëparshme në tri çështjet  madhore që ndikojnë në mirëqenien sociale, ku korrupsioni ka zëvendësuar problemet e hapësirës urbane si një nga shqetësimet kryesore.

Gjetjet e paraqitura në Përmbledhjen Pulsi Publik 20 bazohen në një anketë të opinionit të realizuar nga data 12 deri më 25 maj 2021me 1,307 respondentë nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë. Të dhënat dhe treguesit nga anketa e opinionit publik zbërthehen sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë në mënyrë që të sigurohen informata të detajuara mbi dallimet në perceptime dhe problemet zhvillimore me të cilat përballen qytetarët në Kosovë. Mostra përfshiu numër të njëjtë të meshkujve dhe femrave nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke i mbuluar zonat urbane dhe rurale. Në aspektin e përfaqësimit etnik, mostra ka përfshirë 896 shqiptarë të Kosovës, 210 serbë të Kosovës dhe 201 pjesëtarë të komuniteteve të tjera të Kosovës (boshnjakë të Kosovës, ashkali të Kosovës, egjiptas të Kosovës, goranë të Kosovës, romë të Kosovës, dhe turq të Kosovës). Anketa u krye në bazë të mostrimit me probabilitet rastësor në etapa të shumëfishta, dhe u krye përmes intervistave sy më sy.


 


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)