18 Prill 2024

UNDP lanson në Ferizaj Raportin mbi Përfshirjen Sociale

Prishtinë, 12 gusht - Në vazhdën e lansimeve regjionale, të mërkuren, më 12 gusht, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)  dhe Zyra e Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të promovojnë në Ferizaj  Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë.

Raporti analizon indikatorët tradicional socio-ekonomik nga perspektiva e përfshirjes sociale, duke filluar prej varfërisë dhe papunësisë e deri te shëndeti dhe arsimi.

Raporti gjithashtu identifikon grupet shoqërore që e ndjejnë përjashtimin më shumë se të tjerët dhe rrezikojnë të shndërrohen në popullatë të padukshme të Kosovës nëse me shpejtësi nuk ngjiten më lartë në shkallën e prioriteteve politike dhe të shndërrohen në fokus kryesor të agjendës zhvillimore të Kosovës: të papunësuarit për një periudhë të gjatë, fëmijët dhe të rinjtë e pafavorizuar, femrat nga viset rurale, komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane (RAE), dhe personat me nevoja të veçanta.

Të pranishëm në ngjarje do të jenë zyrtarë komunal, përfaqësues së shoqërisë civile, mediave si dhe përfaqësues së UNDP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)