28 Mars 2024

UNDP dhe KNJ hapin zyren për Ndihmë Juridike në Dragash

Prishtinë, 25 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni për Ndihmë Juridike (KNJ) do të hapin zyrtarisht zyren për ndihmë juridike në Dragash, e hënë, 28 qershor në prezencë të zyrtarëve të qeverisë dhe komunavës së Dragashit, dhe përfaqësuesve të Komisionit për Ndihmë Juridike dhe UNDP-së.

Zyra për Ndihmë Juridike në Dragash do të ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike falas popullatës që nuk kanë mjete të kenë qasje në drejtësi. Zyra për Ndihmë Juridike do të ofrojë ndihmë juridike kualitative dhe efikase.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Zëvëndës Ministri i Drejtësisë, Arsim Janova, Zëvendës drejtori i UNDP-së në Kosovë, Z. Tetsuo Kondo, Komisioneri i Ndihmës Juridike, Z. Sokol Haziri, Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jonuzi.

Qëllimi i projektit të UNDP-së Qasja në Drejtësi është përkrahja zhvillimit të kapaciteve institucionale dhe të komuniteteve për të përmirësuar qasjen në drejtësi në Kosovë. Duke inkurajuar përdorimin e shërbimeve të ofruara nga zyret e ndihmës juridike si kjo në Dragash, shpresohet se komuniteti, përfshirë këtu edhe grupet më të cenuara, fuqizohen nga ana juridike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)