24 Prill 2024

UGK shpreh shqetësimin për lirinë e shprehjës së shtypit në Kosovë

Prishtinë, 20 tetor -  Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), është teje i shqetësuar me gjendjen e lirisë së  shprehjes në Kosovës, gjegjësisht pas publikimit të raportit më të ri për Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2010 të organizatës “Reporterët pa Kufij”, me ç’ rast  Kosova është radhitur në vendin e 92, për dallim nga viti i kaluar ku renditej në vendin e 75.

Rënia e lirisë së shprehjes në vendin tonë për 17 vende brenda një viti tregon më së miri se gjendja e mediave në vendin tonë në këtë vit ka qenë shumë më e rëndë.

UGK, konsideron se kjo gjendje e mediave është e pa tolerueshme dhe duhet të intensifikohen përpjekjet për ngritjen e lirisë së shprehjen në mënyrë që Kosova të mos mbetet dhe në këtë fushë prapa vendeve të rajonit.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngritur vazhdimisht zërin për gjendjen në të cilën po kalojnë mediat, ndërkaq ka bërë kërkesë dhe përsëri kërkon nga institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtar që të punojnë më shumë në përmirësimin e lirisë dhe shprehjes në Republikën e Kosovës.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës gjithashtu kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta zgjedh njëherë e përgjithmonë çështjen e financimit të Transmetuesit Publik, në mënyrë që mediumi i vetëm publik të jetë në shërbim të qytetarëve,  e të pamundësohen ndikimet politike dhe grupeve e interesit mbi të.

Pa lirinë e plotë të mediave nuk do të ketë as nivel të demokracisë në vend dhe kjo është shqetësuese për Unionin e Gazetarëve të Kosovës.

UGK, konsideron se liria e shprehjes është njëri  ndër kriteret për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, prandaj  duke pas parasysh këtë,  UGK bënë thirrje për plotësimin e këtij standardi.

UGK-ja ka vërejtur se kohëve të fundit janë shtuar presionet mbi mediat, por nuk kanë munguar as kërcënimet  ndaj ekipeve të mediave dhe gazetarëve. Prandaj UGK, i ka bërë thirrje institucioneve kompetente dhe përsërit thirrjen që njerëzit që kanë penguar dhe e pengojnë fjalën e lirë të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), iu bënë thirrje kolegëve gazetarë që për asnjë moment të mos lejojnë që t’i nënshtrohen presioneve politike, mirëpo në vazhdimësi ta ngrehin zërin për lirinë dhe mundësinë e veprimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)