25 Prill 2024

Udhërrefyesi për liberalizimin e vizave pritet në shtator

Prishtinë, 22 korrik - Gjatë prezantimit të “Magazinës Evropiane”, për liberalizimin e vizave në Çagllavicë është vlërësuar se Kosova në shatorë do ta marrë udhërrefyesin për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu sot u shfaq edhe një dokumentarë i pargatitur nga Fondacioni Kosovarë për shoqëri të Hapur me titull ”Të jetosh ne Geto” .

Zëvendësministri për Integrime Evropiane, Arban Abrashi, tha se qeveria e Kosovës në muajin shator pritet ta marrë udhërrefyesin nga Bashimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Ndryshe përfaqësuesi i Klubit për Politikë të Jashtme, Hajrulla Çeku tha se kredibiliteti i dobësuar i Qeverisë pamundëson edhe negocimin për liberalizim të vizave më Bashkimin Evropian.

”Edhe ne si klub e kemi ngrit problemin e kredibilitetit të kësaj qeverie ku edhe një numër i ministrave është duke u hetuar. Pikërisht për ato çështje që duhet të përmbushen si kritere brenda vet udhërrefyesit për liberalizimin e vizave. Mendojmë që duhet të kihet parasysh edhe ky element që kredibiliteti i dobësuar i qeverisë mund të dëmtoj edhe marrjen e udhërrefyesit nga Komisioni Evropian”, tha ai.

Fondacioni Kosovarë për Shoqëri të hapur deri më sot ka publikuar dy magazina evropiane, e para i është kushtuar energjetikës kurse tani magazina i kushtohet procesit të liberalizimit të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)