19 Prill 2024

U ndan certifikatat për vijuesit të trajnimit “IPAPCM”

Prishtinë, 21 tetor  - Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe me mbështetjen teknike të Projektit të Binjakëzimit të MIE-së, ka ndarë sot certifikatat për më shumë se 100 zyrtarë të institucioneve të Kosovës të cilën kanë kryer trajnime në “Instrument of Pre-Accession and Project Cycle Management”.

Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj me këtë rast ka thënë se një ndër detyrat kryesore në lëmin e integrimeve evropiane është krijimi dhe fuqizimi i resurseve humane të cilat do të janë bartës të aktiviteteve ne  procesin e integrimeve i cili është shpallur prioritet kombëtar nga Qeveria dhe institucionet tjera të vendit.

Rëndësinë e trajnimit dhe fuqizimit të resurseve njerëzore e ka theksuar edhe Melvin Asin, zëvendës kryesues i operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)