26 Prill 2024

Turqia: Integriteti i Kosovës, i padiskutueshëm

Prishtinë, 11 gusht - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim një delegacion të Republikës së Turqisë të kryesuar nga zëvendëskryeministri, Bülent Arinç, me të cilët bisedoi për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomi dhe kulturorë në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Pas këtij takimi, zëvendëskryeministri Kuçi tha së ka falënderuar homologun e tij turk, për ndihmën e vazhdueshme që Turqia po jep për Kosovën.

“Shpreha falënderimin tonë për ndihmën e vazhdueshme që po marrim nga Turqia, për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në planin politik, në veçantin në ngritjen e bashkëpunimit sa i përket njohjes së Kosovë nga ato shtete ku Turqia ka ndikim. Po ashtu, shpreha gatishmërinë për bashkëpunim edhe në planin ekonomik, për mundësin e investimeve edhe me të mëdha të investitorëve turq në Kosovës, si dhe për bashkëpunimin kulturor në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, tha zëvendëskryeministri Kuçi dhe shtoi së homologut të tij i ka shprehë qëndrimet e shtetit të Kosovës, për prioritetet për rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për integrimet euro-atlantike dhe përkushtimin që Kosova të jetë pjese e Bashkimit Evropian dhe NATO-së.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë Arinç, tha së për shtetin e Turqisë integritetit territorial i Kosovës është i rëndësishëm dhe askush nuk mund të bëj fjalë për ndarje e saj, si dhe premtoi angazhimin e vendit të tij për njohje të reja për Kosovën.

“Në mes të Kosovës dhe Turqisë raportet janë ngritur në nivel të shkëlqyer, ne jemi duke u angazhuar maksimalisht për njohjen e Kosovës. Momentalisht janë 77 shtete që kanë njohur Kosovën, por ky numër do të rritet. Për Turqinë integriteti territorial i Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të bëhet fjalë për ndarjen e saj. Siguria dhe zhvillimi ekonomik për ne janë shumë të rëndësishme, ashtu siç është i rëndësishëm krijimi i raporteve të Kosovës me strukturat euro-atlantike”, tha zëvendëskryeministri Arinç.

Të dy zëvendëskryeministrat u shprehen të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetërorë në shumë fusha dhe për punën e përbashkët për paqe e stabilitet të rajonit, si dhe për rrugën drejtë integrimeve evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)