19 Prill 2024

Transparenca e Kuvendit prej më të zhvilluarave në rajon

Prishtinë, 9 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, shefi i Kabinetit Ilir Kërçeli dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e organizatave partnere të Kuvendit.

Kryetari Konjufca me këtë rast falënderoi organizatat partnere për ndihmën dhe kontributin e çmuar dhënë Kuvendit, duke u shprehur njëherësh në dobi të vazhdimit të partneritetit dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve ai tha se transparenca e Kuvendit të Republikës së Kosovës është prej më të zhvilluarave në rajon, duke shtuar se përmes partneritetit me shoqërinë civile, Kuvendi arrin të realizojë objektivat që janë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca me këtë rast tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës zhvillon 13 projekte të partneritetit, përderisa një kontribut të madh në punën e këtij institucioni, sipas tij, e japin organizatat partnere.

“Për të gjitha këto vite, Kuvendi bashkë me ju, duke përfshirë sidomos shoqërinë civile, ka arritur ta kthejë bashkëpunimin në nivel të partneritetit dhe të transparencës së Kuvendit, e cila është njëra prej më të zhvilluarave në rajon. Në fushën integruese janë forcuar kapacitetet me njësi të reja, si qendra burimore për integrime evropiane, ndërsa në agjendën globale Kuvendi i Republikës së Kosovës është prej të paktëve që e ka edhe Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm, që tash e katër vjet është edhe pjesë e rrjetit të parlamentarëve kundër korrupsionit”, tha kryetari Konjufca.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e organizatave partnere të Kuvendit konfirmuan përkushtimin e tyre në përmbushjen e standardeve evropiane dhe kërkesave që rezultojnë në zhvillimin e mëtejmë të administratës dhe punës së Kuvendit në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi u veçuan disa projekte të përfunduara, ato aktive dhe ato që janë në fazën përmbyllëse.

Në mesin e tyre u përmend projekti tashmë i përfunduar “Kontributi në promovimin e qeverisjes së mirë dhe hartimin e legjislacionit pjesëmarrës dhe monitorimin”, i financuar nga ambasada e Holandës në Kosovë, implementuar nga FOL dhe D+, pastaj projekti në realizim e sipër si “Mbështetje për një qeverisje përgjegjëse efektive dhe llogaridhënëse në Kosovë”, financuar nga USAID dhe implementuar nga NDI-2022, “Mbështetje për procesin e integrimit evropian të Kosovës”, financuar nga GIZ, “Zhvillimi i shërbimit informative për ligjet (sistemi ‘LawData’) dhe konsistenca gjuhësore e ligjeve”, financuar nga ambasada e Norvegjisë në Kosovë, implementuar nga IMG, “Agjencitë e OKB-së në Kosovë/zhvillimi i qëndrueshëm” (agjenda 2020-2030). ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)