18 Prill 2024

Tony Blair sot takohet me qytetarë

Prishtinë, 9 korrik - Ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair i cili që nga dje po viziton Kosovën, sot në agjenden e tij ka planifikuar të takohet me qytetarë, takim ky i cili do të mbahet përballë Teatrit Kombëtar të Prishtinës, nga ora 12:00.

Po ashtu për ta nderuar  mikun e madh të Kosovës, ish-kryeministrin e Britanisë Madhe Tony Blair, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancë solemne.

Blair dje gjatë takimit me krerët e institucionët e Kosovëska thënë se Kosova është çështje e zgjidhur, në kuptim që Kosova është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, si shtet i pavarur.

Ai tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh gjatë këtyre 11 vjetëve pas çlirimit te saj, por tani sfida për Kosovën është zhvillimi  ekonomik i vendit."Ka një lloj procesi të njohjes ndërkombëtare, por mendoj se me përparimin e Kosovës do të bëhet edhe më e lehtë që të zgjidhet edhe kjo çështje. Pra, dujke marrë parasysh rezolutën e Parlamentit Evropian, kjo është e rëndësishme. Sigurisht që këto gjëra do të vazhdojnë, do të ketë mospajtime të vazhdueshme, por nëse e shohim përparimin e vazhdueshëm të këtyre njohjeve, kjo është impresive”, ka thënë Blair.

Ish-kryeministri britanik, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si arkitektët e fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe, që mundësoi largimin e forcave serbe nga Kosova.

Blair cilësohet nga shqiptarët e Kosovës si hero dhe një numër i fëmijëve në Kosovë janë pagëzuar me emrin e tij, në shenjë nderimi për kontributin dhënë për Kosovën.

Kjo është vizita e dytë e zotit Blair në Kosovë që nga viti 1999,  pas përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)