19 Prill 2024

Thaçit i rritet popullariteti

Prishtinë, 16 gusht - Analistë dhe politikanë thonë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit kanë pasur efekt pozitiv,sidomos në rritjen e popullaritetit të kryeministrit Hashim Thaçi.

Analisti Agim Zogaj thotë se vlerëson se Thaçi ka fituar favor dhe efekte pozitive, pas ndërmarrjes së aksionit në veri të vendit nga Qeveria e Kosovës. Ai e ndërlidhë këtë me kandidimin e mundshëm për president, që nuk është hedhur poshtë nga kreu i PDK-së.

Analisti Nexhmedin Spahiu vlerëson se Qeveria e Kosovës aksionin e fundit në veri duket më shumë ta ketë marr për ta rritur rejtingun dhe për të përfituar simpatinë e qytetarëve, se sa për shtrirjen e sovranitetit edhe në këtë pjesë të Kosovës.shkruan Kosova Sot.

Ndërsa sipas Lëvizjes Vetëvendosje aksioni në veri nuk ka patur rezultat kështu që nuk ka mundur ti sjell as dobi Kryeministrit. Sipas sekretarit të kësaj lëvizje, deklaratat e Hashim Thaçit konfirmon se të gjitha veprimet e tij kanë vetëm një qëllim, atë për pushtet, shkruan kjo e përditshme.

Sipas zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të duhej që një aksion i tillë të bëhej për avantazhe politike. Ernest Luma nga AAK-ja thotë se krijimi i krizave ka larguar vëmendjen nga telashet tjetra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)